Ronaldo për herë të parë në stërvitje të Juventusit

Sport July 30, 2018 - 19:39
Lexo detajet

Ylli i Portugalisë është stërvitur me skuadrën e tij të re për herë të parë të hënën pasi u largua nga Real Madridi

Cristiano Ronaldo ka filluar stërvitjet e para të hënën pas pushimit nga Botërori.

Ronaldo kampletojë kalimin nga Real Madridi për një shumë rreth 112 milionë euro nmë 10 korrik, duke i dhënë fund nëntë viteve tek gjigantët spanjoll.

33 vjeçari u largua pas Zinedine Zidane për të kërkuar një sfidë të re pasi që fitojë tri herë rresht Ligën e Kampionëve në Santiago Bernabeu.

Arritja e Ronaldos konsiderohet si një e arritur jo vetëm për Juven por edhe për Serie A në përgjithësi, me atë se ylli portugez do të nxit ardhjen edhe të yjeve të tjerë pasi që kjo ligë kishte pasur rënie kohëve të fundit në krahasim me Premier League, La Liga dhe Bundeliga, transmeton GazetaExpress.

Pasi u eliminuan nga Botërori në 1/8 e finales, Ronaldo i ishte dhënë afër një muaj për të pushuar, kurse sot është mirëpritur në Torino nga një grup i madh i fansave.

Juve do të përballet me ish skuadrën e tij, Real Madridin në kuadër të International Champions Cup te shtunën, pas miqësores te enjten me MLS All-Star, por Ronaldo nuk do të luaj.

Ai pritet të jetë gati për debutim në Serie A në ndeshjen e parë hapëse më 18 gusht, kur Juve do të përballet me Chievon jashtë shtëpie.

Po ashtu, të rikthyer në stërvitje të hënën ishin edhe Gonzalo Higuan, Rodrigo Bentancur, Paulo Dybala, Douglas Costa dhe Juan Cuardrado që po ashtu u paraqitën në Rusi.