Manchester Unitedi kërkon Rebicin

Sport July 25, 2018 - 13:32
Detajet

Jose Mourinho vazhdon të kërkojë një përforcim në fazën e sulmit, transmeton zeri.info

Manchester Unitedi ka kontaktuar menaxherin e Ante Rebicit për një transferim të mundshëm të sulmuesi të Eintracht Frankfurtit në “Old Trafford”, raporton “Sport Bild”.

Mourinho është në kërkim një anësori dhe gjithashtu është lidhur edhe me transferimin e Willianit dhe Ivan Perisicit.

Reprezentuesi kroat pati një paraqitje të mirë në Kupën e Botës dhe klubi anglez është në gjendje të ofrojë rreth 55 milionë euro për 24-vjeçarin./Zëri