Unitedi, pas Bonuccit

Sport July 23, 2018 - 13:27
Detajet

Manchester Unitedi ka hyrë në garë për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Milanit, Leionardo Bonucci, transmeton zeri.info

Qendërmbrojtësi i ishte bashkuar Milanit vetëm para një viti, por është lidhur me një largim të mundshëm nga “San Siro” gjatë kësaj vere.

Besohet se Paris Saint-Germaini është njëra prej skuadrave më të interesuara për reprezentuesin italian. Por, në garë për futbollistin ka hyrë edhe Manchester Unitedi, raporton e përditshmja angleze “Daily Mail”.

Jose Mourinho është duke kërkuar një qendërmbrojtës dhe në listën e tij përveç Bonuccit janë edhe futbollisti i Leicesterit, Harry Maguiere dhe ai i Tottenhamit, Toby Alderwireld./Zëri