Zhegrova s’është normal, ja çka bën me shishe plastike!

Sport July 17, 2018 - 20:58

Edon Zhegrova vazhdon t’i mahnit të gjithë me aftësitë e tij të jashtëzakonshme, shkruan Zeri.info.

Ylli i ri i futbollit kosovar duket se nuk është mjaftuar me ato që i bën me topin dhe ka kaluar në një nivel më “ekstrem”.

Futbollisti i Genkut e ka postuar në rrjetet sociale një video ku shihet duke zhongluar me një... shishe plastike të ujit.

Zhegrova, i cili luan për Përfaqësuesen e Kosovës, është shfaqur shpesh duke bërë ekzibicione me topin dhe tash na ka mahnitur me videon e re. Thjesht, fantastik! /Zëri/