‘Prishtina ka nevojë për ju’

‘Prishtina ka nevojë për ju’

Sport korrik 16, 2018 - 17:27

FC Prishtina iu ka bërë thirrje publike tifozëve për prezencë masive në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, ku Bardhekaltrit do ta zhvillojnë ndeshjen e kthimit të rrethit të parë kualifikues të Europa Leagues.

Bardhekaltrit do të përballen të enjten nga ora 19:00 me ekipin nga Luksemburgu, CS Fola Esch, me të cilin kanë barazuar në duelin e parë në udhëtim.

“Prishtina ka nevojë për Ju. E enjte, "Adem Jashari" ora 19:00”, ka shkruar klubi më i madh kosovar në grupin zyrtar në “Facebook”. /Zëri/