Shigjetarët mbyllën garat në Tarragona 2018, paraqitje e kënaqshme e Hazir Asllanit

Shigjetarët mbyllën garat në Tarragona 2018, paraqitje e kënaqshme e Hazir Asllanit

Sport qershor 24, 2018 - 18:35

Hazir Asllani ka fituar duelin me bashkëvendasin dhe mikun e tij, Atdhe Luzhnica, në disiplinën hark olimpik të shigjetarisë në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.

Rezultatet e së premtes në kualifikime nxorën duelin e sotëm mes Asllanit dhe Luzhnicës, ku i pari triumfoi 6:2 në seri.

Asllani u kualifikua në 1/16 e finales, ku u përballë me favoritin, Gasper Strajhar, nga i cili u mposhtë, 6:2.

Në konkurrencën e femrave, Ardita Zejnullahu, e nisi mirë përballjen me sllovenen, Ana Umer, duke kaluar në epërsi 2:0, por më pas humbi 6:2.

Me garat e sotme, shigjetarët mbyllën pjesëmarrjen në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018