Instruktori i Policisë së Kosovës befason në Britaninë e Madhe, shpallet kampion i Evropës për veteranë

Sport June 14, 2018 - 21:59
Lexoni më shumë detaje

Anton Cena është shpallur kampion i Evropës në xhudo për veteranë, shkruan Zeri.info.

Anëtari i Policisë së Kosovës i ka rrahur kundërshtarët një nga një dhe në fund u stolis me medalje të artë.

Për nder të tij u intonua himni i Republikës së Kosovës dhe të gjithë të pranishmit në palestër u ngritën në këmbë dhe e duartrokitën kampionin.

Cena në ditët në vazhdim do ta përfaqësojë Suedinë në nivelin ekipor, ku synon prapë medalje, raporton “Zeri.info”.

‘Sot u mbajtën garat e Kampionatit Evropian të Judos për Veteranë, dhe unë shkova ta përfaqësoj Policinë e Kosovës dhe Shtetin në Përgjithësi ! I tejkalova shumë barriera vetëm për një qëllim : Kosovës t'i sjell fitore !

Sot arrita të jem Kampion Evrope për të katërtën herë.

Kosovë, për hirin tënd ia vlejti çdo sakrificë !

Unë jam i bindur që flamuri yt i renditur i pari , është krenari për popullin tënd , pa të cilin frymëzimi im do të ishte i mangët !

Bashkë , në përkrahje të njëri tjetrit , jemi të parët !

Flm Policisë së Kosoves!

Kampioni

Flm Drejtorit te Policisë z. Naim Rexhes, Ministrit te FSK z. Rrustem Berishes dhe

Deputetit Daut Haradinaj!’, ka shkruar Cena. /Zëri/