Skuadra e Premierligës kërkon yllin e Lazios

Sport June 02, 2018 - 18:02
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

West Ham United kërkon transferimin e Felipe Anderson.

Sulmuesi brazilian mund të lë Lazion për t’u transferuar në Premierligë.

Është skuadra e West Ham që po kërkon shërbimet e tij.

‘DailyMail’ raporton se West Ham që tani ka trajner Pellegrinin, do të ofrojë deri në 40 milionë euro Andersonin.

Sulmuesi brazilian është 26 vjeçar, dhe është pjesë e Lazios që nga viti 2013./Lajmi.net/