Pas largimit, Aubameyang godet Wengerin – me të Arsenali stagnoi

Sport May 24, 2018 - 21:58

Topxhinjtë ndërruan trajnerin pas 22 viteve me pothuajse të gjithë personat brenda dhe jashtë Arsenalit që menduan se ka ardhur koha për ndryshime

Pierre-Emerick Aubameyang ka pranuar se Arsenali “kiste stagnuar” në fund me udhëheqjen e Arsene Wenger, derisa të gjithë tani në klub janë duke e kërkuar një fillim të ri nën drejtim e Unai Emery.

Nënshkrimi për një shumë rekorde për Arsenalin, Aubameyang ka pranuar këtë.

“Mendojë, në fakt kemi të gjithë ndjenja të përziera, në njërën anë, është paksa e çuditshme për të gjithë tifozët që trajneri është larguar. Por definitivisht kishim nevojë për një fillim të ri. Nga sezonët e kaluara – ju duhet ta thoni të vërtetën – klubi kishte stagnuar dhe mendojë që të gjithë janë pak a shumë të kënaqur për të parë se çfarë do të ndodh sezonin e ardhshëm”, ka thënë ai për Radio RMC.

Sulmuesi kryesor i Arsenalit ka folur edhe për arritjen e Emery të cilin e ka quajtur një trajner shumë të mirë.

“Në Paris, kurrë nuk është lehtë. Ka presion tepër të madh ...e di që ai ka bërë punë të mirë si me Sevillan dhe me PSG”.