Bashkimi shkruan historinë, bëhet kampion i Kosovës
Sport
May 23, 2018 - 22:49
Bashkimi e ka shkruar historinë në basketbollin kosovar, shkruan zeri.info.
Skuadra prizrenase e ka fituar titullin e kampionit të Kosovës për herë të parë në histori të saj.
Ekipi Portokalli e mposhti sonte Sigal Prishtinën me rezultat 77:62, për ta mbyllur serinë finale të “Play-Offit” 3-1 me ndeshje dhe kështu shpallet kampion i Kosovës për sezonin 2017/18. /Zëri/