Sterling i harron të gjitha, pushime më të dashurën para fillimit të Botërorit
Ylli i Manchester City Raheem Sterling ka marrë një avion privat për të shkuar në pushime për herë të dytë në pushim këtë vit.
Këtë ai e ka bërë vetëm dy javë para se të fillojnë parapërgatitjet për Botëror ku ai u ftua me Anglinë.
Pas një sezoni të zënë, kampioni i Premier Ligës ka shikuar për të pushuar me të dashurën e tij, tashmë të fejuar, Paige Millian.
Para se të përfundoj sezoni asi i Manchester City mori një avion privat për të skuar në Ibiza bashkë me disa shokë të tyre.
Pastaj, çifti i lumtur shkuan në Xhamajka për një vikend.
Kjo mund ta shqetësojë trajnerin e Kombëtares se Anglisë, Gareth Southgate sepse Sterling është ftuar nga Kombëtarja angleze dhe kjo mund të shkaktojë ndonjë rënie në formë të tij.
Aq më pak pasi që lojtarët e kombëtareve kanë 4 javë pushim pas përfundimit të kampionatit Botëror.
Sipas The Sun, grupi i Sterling është duke qëndruar në Destino Hotel ku kanë marrë një suitë të cilën e paguajnë për 751 funte natën.