Trajneri i Superligës konfirmon largimin pas përfundimit të kampionatit
Sport
May 07, 2018 - 11:53
Çdo gjë mori fund...
Trajneri i Lirisë, Bledi Shkëmbi, ka folur për ndeshjen me Dritën ku skuadra e tij ka humbur 3:0.
Ai e ka cilësuar si shumë të dobët ndeshjen nga skuadra e tij, shkruan GazetaSheshi.
“Luajtëm shumë dobët. Sikurse në ndeshjen e shkuar ndaj 89-shit. Po luajmë sa për ta mbyllur kampionatin”.
“Kemi probleme. Ishte mirë aq sa zgjati. Dua ta falënderoj ish-kryetarin dhe kryesinë, pasi unë jam këtu pas marrëveshjes me të”, ka thënë Shkëmbi.
Liria e kishte filluar mirë këtë edicion, por në kohën e fundit po ka probleme financiare.