Deulofeu zbulon se a do të kthehet te Barcelona
Gerard Deulofeu ka konfirmuar që nuk do të rikthehet te Barcelona gjatë verës, transmeton zeri.info
Reprezentuesi spanjoll, i cili kishte kaluar në ekipet zinxhirë të Barcelonës, ishte rikthyer në klubi katalonjas gjatë verës së kaluar, për shkak se kishte paguar klauzolën e riblerjes nga Evertoni për 12 milionë euro. Deulofeu, i cili momentalisht është te Watfordi, ka thënë se klubi anglez dëshiron ta blejë atë.
“(Trajneri) më ka thënë se dëshiron që unë të qëndrojë te Watfordi dhe është e qartë se unë nuk do të kthehem te Barça. Nuk mendoj se Valverde dëshiron rikthimin tim”, deklaroi Deulofeu.
“Unë thjesht duhet të pres dhe të shoh se çfarë do të ndodhë”, shtoi ndër te tjera spanjolli, që ka realizuar 1 gol dhe 1 asistim në 5 ndeshje me Watfordin./Zëri