Evropiani i xhudos: Distria nënkampione e Evropës, fiton të argjendtën
Sport
April 26, 2018 - 17:51
Distria Krasniqi është shpallur nënkampione e Evropës në xhudo, shkruan zeri.info.
Xhudistja pejane e ka fituar medaljen e argjendtë pasi ka depërtuar deri në finale, në evenimentin që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.
Në finale, “Disi” është mposhtur nga rusja Natalia Kuziutina.
Pa asnjë dyshim, medalja e argjendtë është një sukses i jashtëzakonshëm për Distria Krasniqin dhe për sportin kosovar në përgjithësi. /Zëri/