Evropiani i xhudos: Edhe Nora në rrethin e tretë
Sport
April 26, 2018 - 13:06
Pas Distria Krasniqit, edhe Nora Gjakova ka depërtuar në rrethin e tretë të Kampionatit Evropian të xhudos, shkruan zeri.info.
Xhudistja pejane e kaloi rrethin e parë pasi e mposhti xhudisten nga Azerbajxhani, Ichinkhorloo Munkhtsedev.
Ndërsa, në atë të dytë ishte më e mirë se britanikia Acelya Toprak.
Nora po shkon me hapa të sigurt drejt medaljes në Evropianin e Izraelit. /Zëri/