Pata sulmon lojtarin e golfit, përfundon në spital
E pabesueshme ajo që ka ndodhur në një fushë golfi në “Blissfield Community School” në shtetin e Michiganit, në Amerikë.
Një student që ishte duke luajtur golf, është sulmuar nga një patë gjatë kohës që ishte duke lëvizur në fushat e golfit.
Sportisti i ri edhe pak minuta më parë ishte përpjekur t’i shpëtonte një “sulmi” të tillë, kur një patë nuk e lejonte që të gjuante topin e lojës.
Por, krejt papritur, nga pas shpine ka mbërritur një tjetër patë, edhe më e madhe, e cila e ka goditur disa herë sportistin, duke e rrëzuar në tokë dhe e çukitur fort më sqep në kokë.
Sportisti ka marrë plagë të ndryshme, që është trembur pa masë nga incidenti, ndërkohë që pata, pasi ka rrëzuar sportin, është larguar e “kënaqur” që mbrojti shoqen e saj. /Faktor.al/