Pogba në Madrid?

Pogba në Madrid?

Sport shkurt 25, 2018 - 08:15

Pogba ka prishur marrëdhëniet me Mourinhon dhe largimi nga “Old Trafford” mund të jetë i pashmangshëm gjatë verës.

Sipas asaj që raporton The Sun, Paul Pogba mund të shitet në Real Madrid nga agjenti, Mino Raiola, dhe Manchester Unitedi është i gatshëm të heqë dorë nëse Jose Mourinho mbetet menaxher, transmeton Gazeta Express.

Mesfushori dhe trajneri kanë prishur raportet mes tyre dhe raportohet se tashmë Mino Raiola ka nisur bisedimet me gjigantin e La Ligas për një transferim të mundshëm gjatë verës në “Bernabeu”.

Pogba ka bërë 74 paraqitje në të gjitha garat që kur iu bashkua “Djajve të Kuq” nga Juventusi në vitin 2016, duke realizuar edhe 12 gola.