Salah, në mesin e më të mirëve

Sport February 22, 2018 - 10:34

Legjenda e Romës, Francesco Totti thotë se ish-bashkëlojtari i tij, Mohamed Salah është njëri prej më të mirëve në botë, por shprehet se ai ka potencial për t’u përmirësuar edhe më shumë, transmeton zeri.info

Salah u largua nga Roma në verën e vitit të kaluar në drejtim të Liverpoolit dhe deri më tani ka realizuar plot 30 gola në 36 paraqitje me gjigandin anglez.

“Në nivelin të cilin ai është duke luajtur momentalisht, ai është njëri prej lojtarëve më të mirë në botë dhe mendoj që ai mund të përmirësohet edhe më shumë”, deklaroi Totti.

“E njoh atë mirë, ai është një shok i mirë dhe dëshiron që të përmirësohet, të bëhet edhe më i mirë si lojtar. Ai i bën të gjitha gjërat siç duhet, ai stërvitet shumë, ai i dëgjon trajnerët, kjo është arsyeja se pse po luan aq mirë momentalisht”, shtoi ndër të tjera italiani./Zëri