Albin Tahiri përfundon lëshimin e parë në disiplinën e sllallomit

Albin Tahiri përfundon lëshimin e parë në disiplinën e sllallomit

Sport shkurt 22, 2018 - 07:58
Ja në cilin vend radhitet skitari kosovar, Albin Tahiri

Skitari kosovar, Albin Tahiri ka përfunduar lëshimin e parë në disiplinën e sllallomit në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018

Albin Tahiri ka kryer me sukses lëshimin në sllallom, garë kjo e fundit ku po merr pjesë në këto Lojëra Olimpike Dimërore.

Ai nga 108 garues ka përfunduar në vendin e 48, me kohën 1:00.80 sekonda.

Vendin e parë e zuri norvegjezi Henrik Krostoferssen me kohë 47:72 sekonda, i dyti ishte suedezi Andre Myhrer (47.93), kurse i treti francezi Victor Muffat Jeandet (48.34).

Pas Albini do të ketë edhe lëshimin e dytë dhe të fundit në sllallom. /Express/