Lewandowski flet për të ardhmen!
Robert Lewandowski e ka konfirmuar lidhshmërinë totale me Bayern Munichun, derisa vazhdon ta injorojë një kalim të mundshëm në Real Madrid, shkruan zeri.info.
Përfaqësuesi polak gjendet në radarin e Realit qe një kohë, por ka shtuar se nuk iu kushton rëndësi spekulimeve, duke u fokusuar tek klubi i tij aktual.
“Për momentin, nuk po mendoj për këtë. Nëse do të mendoja për këto spekulime sa jam lojtar i Bayernit, kjo nuk do të ishte e mirë për mua sepse nuk do të isha i fokusuar në punën time këtu”, ka thënë fillimisht ish-futbollisti i Borussia Dortmundit për magazinën gjermane “Kicker”.
“Unë jam lojtar i Bayernit dhe dua të jap gjithçka për këtë ekip”, vazhdoi përfaqësuesi polak, i cili është njëri prej sulmuesve më të mirë në Evropë viteve të fundit. /Zëri/