Kupa e Kosovës LIVE
Sot po zhvillohen ndeshjet e rrethit të katërt të Kupës së Kosovës në futboll.
“Zëri” do të ju njoftojë në kohë reale me ndeshjet që filluan në orën 12:30.
Prishtina – Kosova (P) 5:0
Ndeshja nuk ka filluar ende pasi fusha ishte e mbushur me borë.
Fillon ndeshja.
Prishtina po dominon dhe e qëlloi edhe shtyllën me Armend Dallkun. Golat po mungojnë për momentin.
Prishtina kalon në epërsi në minutën e 22-të përmes malazezit Drashko Bozoviç.
Prishtina i ka shënuar edhe dy gola përmes Ahmed Januzit në minutën e 44-t dhe Debatik Currit në atë të 45-të.
Gauthier Mankenda e shënoi golin e katërt të prishtinasve me të filluar pjesa e dytë.
Basit Khalid u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë dhe shënoi për 5:0 për Bardhekaltrit.
Ballkani – Gjilani 0:1 (pas vazhdimeve)
Fillon ndeshja.
Fillon pjesa e dytë, nuk ka ende gola.
Mbyllen 90 minuta pa gola. Ndeshja shkon në vazhdime.
Gjilani ka fituar 1:0 dhe ka shkuar në çerekfinale falë golit të Pleurat Hajdinit, të realizuar në minutën e 120-të.
Trepça’89 – Llapi 0:2
Fillon ndeshja.
Fillon pjesa e dytë, nuk ka ende gola.
Mirlind Daku shënon në minutën e 86-të për epërsinë e llapjanëve, 0:1.
Ilir Blakçori e vulos fitoren e ekipit të Tahir Batatinës me golin e shënuar në minutën e 89-të.
Mbyllet ndeshja, fiton Llapi 2:0 dhe kualifikohet në fazën tjetër.
Vëllaznimi – Rahoveci 3:1
Fillon ndeshja.
Skuadra gjakovare kualifikohet në çerekfinale falë dy golave të Egzon Gashit dhe një të Lekë Vulës.
Drenica – Arbëria 7:1
Fillon ndeshja.
Drenica po avancon nga minuta e pestë falë një autogoli të shënuar nga një futbollist mysafir.
Kuqezinjtë e gjejnë edhe golin e dytë. Shënoi Genc Hamiti në minutën e 35-të.
Fillon pjesa e dytë.
Drenica e shënoi golin e tretë në minutën e 53-të me Taulant Dajakun.
Taulant Dajaku e humbi penalltinë në minutën e 70-të.
Kurse, mysafirët shënuan me Urim Statovcin në minutën e 63-të.
Drenica ka shpërthyer duke realizuar edhe katër gola.
Fillimisht shënoi Genc Hamiti në minutën e 69-të, për të vazhduar me golat e Kreshnik Ukës (77') dhe Genc Hamitit (80' e 82'), i cili realizoi plot katër gola deri tash.
Mbyllet ndeshja. Drenica fiton 7:1 dhe kualifikohet në çerekfinale.
Vushtrria – Liria 1:1 (6:5 në penallti)
Fillon ndeshja.
Fillon pjesa e dytë.
Liria kaloi në epërsia në minutën e 60-të.
Labinot Osmani barazoi në kohën shtesë. Kjo ndeshje po shkon drejt vazhdimeve.
Mbyllet ndeshja baras, 1:1. Skuadrat do të luajnë në vazhdime.
S'ka gola as në vazhdime, skuadrat gjuajnë penalltitë.
Vushtrria kualifikohet në çerekfinale pasi fitoi me penallti, 6:5.
Istogu – Drita 0:1
Fillon ndeshja.
Drita kalon në epërsi në minutën e 15-të falë golit të Haxhi Nezirajt.
Fillon pjesa e dytë.
Drita e fiton ndeshjen dhe kualifikohet në çerekfinale.