Rashford duhet të largohet nga Unitedi

Rashford duhet të largohet nga Unitedi

Sport shkurt 13, 2018 - 16:22

Marcus Rashford duhet ta konsiderojë mundësinë e largimit nga Manchester Unitedi në rast se dëshiron të luajë në formacionin e parë dhe rregullisht, në mënyrë që të zhvillohet më shumë, shkruan zeri.info.

Kështu mendon legjenda franceze e futbollit, Thierry Henry.

20-vjeçari i ka zhvilluar 25 paraqitje për ekipin nga Premierliga këtë sezon, mirëpo është përfshirë në formacionin bazë vetëm 13 herë gjatë këtyre paraqitjeve.

Ai nuk ka luajtur nga minuta e parë që nga barazimi 2:2 me Burnsleyn në “Boxing Day”, respektivisht në fund të vitit 2017, gjatë festave të dhjetorit.

Sikur të mos mjaftonte konkurrenca aktuale, pasi gjatë janarit “Djajtë e Kuq” e transferuan nga Arsenali edhe Alexis Sanchezin dhe ylli kilian, titullar i padiskutueshëm, do t’ia zbehë edhe më shumë gjasat për të luajtur Rashfordit në pjesën e dytë të sezonit. /Zëri/