Liria me kryetar të ri, dorëhiqet Qollaku

Liria me kryetar të ri, dorëhiqet Qollaku

Sport janar 22, 2018 - 21:46

Kanë ardhur ndryshimet në kryesinë e Lirisë. Kryetari Mirsad Qollaku ka dhënë dorëheqje për shkak se është angazhuar në Bordin e Federatës së Futbollit. Liria njofton se Qemal Krasniqi është emëruar kryetar i ri i klubit, raporton Zëri.

Në njoftomin e Lirisë thuhet:

Nga mbledhja e rregulltë e Kryesisë së KF Liria Dorëhiqet Çollaku, në vend të tij Krasniqi Prizren, 22 janar. Në mbledhjen e rregulltë të Kryesië së KF Liria u shyrtuan disa pika me interes për klubin dhe të ardhmen e tij. Mbledhjen e hapi, Mirsad Çollaku.

Ai, foli për punën e deritashme dhe falenderoi gjithë anëtarët e Bordit për bashkëpunim, duke kujtuar se me ta ka ndarë çdo vështërsi dhe sukses të klubit. Image

‘Për këto vite sa kam qenë në krye të klubit jam munduar të jap më të mirën dhe të jem bashpunues me të gjithë ju anëtarët e kryesisë, institucionet,, qytetarët e ndryshëm dhe donatorët.Sukseset janë arritur, falë ndihmës së gjithëve mbështetësve, sidomos Komunës së Prizrenit, që jemi shumë falenderues. Shpresoj që kjo ndihmë të vazhdoj për Lirinë.  E kemi rikthyer klubin nga Liga e Parë në Superligë duke e ngritur në nivel më të lartë. Si pasojë e punës profesionale, jemi me ambicie reale në Kup e Kampionat. Shpresoj që Liria të eci mbarë dhe të merrë njër biletë për Europ’, ka thënë z.Çollaku, duke kujtuar se Liria tashmë , aktualishtë ka dy anëtarë të Seleksionit A (Korenica e A.Gavazaj), dy të tjerë të U-19 (Dellova e Gashi) si dhe një për kombëtaren shqiptare U-21 Domgjoni, që janë pasojë e punës së të gjithëve në klub’, ka përfunduar ai.

Në fund z.Çollaku, ka ofruar dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit, shkaku i angazhimeve në Bordin Ekzekutiv të FFK-së, duke propozuar si zëvendës të tij, Qemal Krasniqin, ish nënkryetar i klubit.Image

Ndërkaq, unanimishtë u votua propozimi, i tashmë ish kryetarit Mirsad Çollaku, që nga tash e tutje detyrat dhe përgjegjësit e tij i merr z.Qemal Krasniqi.Z.Çollaku dhe anëtarë tjerë uruan, Qemal Krasniqin për detyrën e re.

Ndërkaq, z.Krasniqi falenderoi z.Çollakun për kontributin e madhë (në emër të gjtihë anëtarëve të Kryesisë), në arritjen e sukseseve të KF Liria dhe ka kërkuar bashkëpunim nga kolegët e tjerë , anëtarë të Kryesisë, për avansimin e punës dhe sukseseve të klubit. ‘Shpresoj të rrisim bashkëpunimin edhe më shumë, të ngrisim edhe më lartë Lirinë.

Sukseset e Lirisë janë të të gjithëve, përfshirë simpatizuesit, qyetarët e thjeshtë të Komunës por dhe Rajonit.

Me Lirinë , krenohemi të gjithë.Pres mbështetje nga insitucionet e Komunës, donatorët dhe gjithë ata që duan rritën dhe sukseset e klubit’, ka thënë Krasniqi, pas marrjes së detyrës, duke konsideruar këtë si detyrë si obligim sfidues dhe jo privilegj.

Në mbledhej më pas u ndanë dhe detyrat për secilin, në prag të nisjes së stinorit pranveror, ku Liria pritet të ketë punë në të dyja frontet, në Kupë dhe kampionat. Erxhan Dana, ka folur edhe për dy përforcime të reja që pritet të bashkohen me Lirinë, emrat e të cilëve, do të dihen ditët në vijim.

Ndërkohë, Liria po stërvitet në Durrës, në kompleksin ‘Tropikal’.