Pirlo ishte afër Barçës

Sport January 08, 2018 - 13:48

Ish-mesfushori Andrea Pirlo thotë se ai mund t’iu kishte bashkuar Barcelonës si pjesë e transferimit të Zlatan Ibrahimovicit në Milan në vitin 2010, transmeton zeri.info

Ibrahimovic u largua nga Barcelona për Milanin pas vetëm një edicioni, por sipas Pirlos, ai ishte konsideruar si një urë për kalimin e sulmuesit në “San Siro”.

“Me Barcelonën, ata ishin duke negociuar për Ibrahimovicin dhe unë do të isha lojtari që do të shkonte në drejtimin e kundërt”, deklaroi 38-vjeçari për “Sky Sport Italia”.

“Ne fund ishte zgjidhur vetëm me ardhjen e Ibras te Milani. Padyshim që do të ishte një përvojë e mirë, por isha i lumtur në Milan. Kurrë nuk e di nëse do ta pranoja lëvizjen”, shtoi ndër të tjera ish-reprezentuesi italian, i cili e la futbollin në vitin e kaluar./Zëri