Wenger lëvdon Wilsheren

Sport December 08, 2017 - 11:45

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger lavdëroi Jack Wilsheren pas fitore së thellë 6:0 kundër BATE Borisovit në Ligën e Evropës, transmeton zeri.info

Klubi londinez siguroi kualifikimin nga faza e grupeve të Ligës së Evropës nga vendi i parë.

“Jack është duke u përmirësuar. Mund ta keni parë sonte (e enjte) se ai është i gatshëm për lojë. Ai është i zgjuar. Ai është i shpejtë. Ai është i mprehtë me driblimet e tija. Teknikisht, ai ishte shumë i mirë sonte (e enjte). Mund të them që për 70 minuta, ai e dominoi mesfushën me kreativitetin e tij dhe ky është një lajm i mirë për ne”, tha Wenger.

Kundërshtarin për fazën e ardhshme të Ligës së Evropës, Arsenali do ta mësojë të hënën dhe disa prej emrave të mundshëm janë edhe Borussia Dortmundi, Napoli apo Celticu./Zëri