Nuk e kemi parë Napolin më të mirë së fundmi

Nuk e kemi parë Napolin më të mirë së fundmi

Sport dhjetor 07, 2017 - 11:05

Sulmuesi i Napolit, Dries Mertens thotë se klubi italian nuk e ka luajtur futbollin më të mirë së fundmi, pas eliminimit të tyre nga Liga e Kampionëve.

Ëndrra e Napolit në kompeticionin më prestigjioz evropian përfundoi pas humbjes 2:1 nga Feynoordit.

Ishte një natë e vështirë për klubin napolitan sepse për të siguruar kualifikimin duhej të fitonte ndaj klubit holandez dhe të shpresonte që Manchester City të triumfonte kundër Shakhtarit.

Sidoqoftë, edhe ekipi i Maurizio Sarrit, edhe ai i Pep Guardiola pësuan humbje me rezultat të njëjtë 2:1.

“Nuk e kemi luajtur futbollin më të mirë së fundmi”, deklaroi Mertens. “Pas një periudhe të mirë njëvjeçare, është një moment i vështirë dhe ne duam të kthehemi në nivelin tonë sa më shpejt”, shtoi belgu./Zëri