“Skandal, vjedhje, turp”, shpërthejnë mediat katalonase
Barcelona nuk ka arritur të marrë më shumë se sa një barazim 1:1 ndaj Valencias, duke ngushtuar epërsinë më Real Madridin dhe Atleticon në tetë pikë
Mediat katalonase nuk janë aspak të lumtura me mënyrë se si u nda drejtësia në ndeshjen ndërmjet Valencias dhe Barcelonës.
Ndeshja në fund përfundoi 1:1, por Barcelonës i është mohuar një gol i pastër i Leo Messit, ani pse topi kishte kaluar komplet vijën e portës.
Kjo ka bërë që mediat në Katalonja të shprehin të gjithë mllefin e tyre ndaj asaj që ndodh në fushë.
“As kështu nuk mund ta mposhtin Barcelonën”, shkruhet në titullin e Sport.
“Tjetër skandal”, shkruan Mundo Deportivo.
“Turp”, ishte titulli i L'Esportiu.
Përveç mediave katalonase, këti goli vëmendje i kanë kushtuar edhe mediat tjera botërore, të cilat shkruajnë se Messi është vjedhur në Mestalla. /Express/