Nuk e di pse Neymari shkoi te PSG-ja

Sport November 17, 2017 - 12:04

Ish-futbollisti francez, Eric Cantona thotë se nuk e di pse Neymar iu bashkua Paris Saint-Germainit, transmeton zeri.info

Ylli brazilian ishte transferuar te klubi francez nga Barcelona për 222 milionë euro gjatë afatit kalimtar të verës.

“Kur jeni 25-vjeçar dhe keni luajtur me Brazilin dhe Barcelonën, ju duhet të pyesni vetën pak se çfarë jeni duke bërë në Francë, ku do të luani ndaj Guaingampit apo Amiensit”, deklaroi Cantona.

“Edhe në Ligën e Kampionëve luhen maksimum 10 ndeshje në edicion. Nuk ia kam idenë pse ai erdhi për të luajtur në Francë. Kush e di? Nuk është vizioni që kam unë për pasionin dhe futbollin”, shtoi francezi.

“Kurrë nuk e kam shikuar atë. Çfarë të shoh? PSG-në kundër Guingampit? Kjo nuk më intereson mua”, u shpreh ai./Zëri