Botërori 2019: Kjo është lista e Përfaqësueses së Kosovës për ndeshjen e radhës

Sport November 15, 2017 - 12:04

Përfaqësuesja A e Kosovës do të grumbullohet që nga dita e hënë në Prishtinë në mënyrë që të përgatitet sa më mirë për Dritaren e Parë të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.

Ndeshjen e parë, Kosova do ta luajë si nikoqire, kundër Lituanisë.

Të gjithë basketbollistët e ftuar nga përzgjedhësi i Kosovës, Brad Greenberg i janë përgjigjur ftesës pozitivisht dhe ata tashmë pritet që të zbarkojnë në kryeqytet që nga 19 nëntori.

Përfaqësuesja jonë prej 20 deri më 23 nëntor do të zhvilloj nga dy seanca stërvitore në ditë, derisa në ditën e ndeshjes, Kosova do ta mbaj një stërvitje në orët e paradites.

Në anën tjetër Përfaqësuesja e Lituanisë do të arrij në Prishtinë më 23 nëntor, ndërsa do ta zhvilloj vetëm një seancë stërvitore dhe atë në ditën e ndeshjes në orët e paradites.

Ballafaqimi ndërmjet Kosovës dhe Lituanisë do të zhvillohet më 24 nëntor me fillim nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë dhe i takon Grupit C të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.

Një ditë pas kësaj ndeshje, Kosova do të udhëtojë për në Debrecen për t’u përballur me Hungarinë në ndeshjen e dytë kualifikuese. Ky takim do të luhet më 26 nëntor.

Duhet theksuar se punimet rreth vendosjes së ulëseve shtesë në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë janë duke shkuar mirë, dhe sipas kontraktuesit palestra me 2800 ulëse do të jetë e gatshme për ndeshjen ndaj Lituanisë.

Përfaqësuesja e Kosovës (lista e gjerë):

1. Arti Hajdari

2. Erjon Kastrati

3. Alban Veseli

4. Granit Rugova

5. Dardan Berisha

6. Scott Bamforth

7. Urim Zenelaj

8. Samir Zekiqi

9. Ergin Grosha

10. Lis Shoshi

11. Gëzim Morina

12. Fisnik Rugova

13. Shaën Jones

14. Leonard Mekaj

15. Muhamet Hasani

Përzgjedhësi i Kosovës: Brad Greenberg

Ndihmëstrajnerët: Ernie Nestor dhe Andin Rashica