Drogba ishte një “kafshë”

Sport November 13, 2017 - 15:36

Legjenda e Chelseat, Frank Lampard thotë se John Terry dhe Didier Drogba janë bashkëlojtarët e tij të preferuar, transmeton zeri.info

Lampard, Terry dhe Drogba kanë shijuar një karrierë të suksesshme së bashku te Chelsea. Anglezi nuk dëshironte të zgjidhte mes qendërmbrojtësit dhe sulmuesit, por i lavdëroi në mënyra të ndryshme.

“Gjithmonë them se Didier Drogba dhe John Terry (ishin bashkëlojtarët e mi të preferuar), për disa arsye të ndryshme, kështu që nuk mund t’i ndaj”, tha Lampard.

“John, nuk do të thosha se është i nënvlerësuar sepse të gjithë e vlerësojnë sesa i mirë ishte, por mendoj se ai nënvlerësohet për aftësinë e lojës me top, ai ishte shumë i mirë. Didier, për mendimin tim ishte i jashtëzakonshëm, ta kesh atë në një finale, para ndeshjeve të mëdha Didier ishte ndryshe, ai ishte si një ‘kafshë’”, shtoi ai./Zëri