SHOKUESE: Shikoni si duket shpina e Semir Zenelit pas sulmit me shufër metalike nga tifozët
Sport
October 22, 2017 - 18:20
Të premten u ndërpre ndeshja mes Flamurtarit dhe Vëllaznimit, pas sulmit nga tifozët vendës.
Pas golit të portierit Altik Muhaxhiri në fund të sfidës, tifozët e Flamurtarit u futsnën në fushë për t’i sulmuar gjakovarët, përcjellë “GazetaOlle.com”.
Më së shumti që e ka pësuar duket se është sulmuesi Semir Zeneli.
Ai është goditur në shpinë me shufër metalike.
Kjo foto tregon shenjën që ia ka lënë Zenelit goditja e pardjeshme.
Ndryshe, tifozët e Flamurtarit pos sulmit në lojtarët vendës, u përleshën edhe me policinë.
Disa prej lojtarëve të Flamurtarit iu kanë dalë në ndihmë ekipit mysafir, por edhe mes tyre ka pasur kacafytje.