ZYRTARE: Gjyqtarët nga Kosova në kualifikimet e Evropianit
Sport
October 19, 2017 - 14:21
Prej datës 21 deri më 29 tetor, gjyqtarët nga Kosova me stemën e FIFA-s, Genc Nuza, kryesor dhe Bujar Selimaj asistent do të qëndrojnë në Estoni, ku janë të deleguar nga UEFA në kualifikimet për Evropianin e 17 vjeçarëve, njofton Federata e Futbollit të Kosovës.
“Bujar Selimaj asistent do të qëndrojnë në Estoni, ku janë të deleguar nga UEFA në kualifikimet për Evropianin e 17 vjeçarëve”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Dyshes kosovare do t’i bashkëngjiten edhe kolegët nga Kroacia dhe Çekia.
Kjo për ta formuar katërshen e gjyqtarëve për këto dy ndeshje.