Trajneri i Islandës lavdëron Kosovën dhe Bunjakin
Sport
October 09, 2017 - 23:18
Trajneri i Islandës, Heimir Hallgrímsson ka lavdëruar Kombëtaren e Kosovës, por është i befasuar me largimin e trajnerit Albert Bunjaki
“Kjo është arritja më e madhe në histori jo vetëm të futbollit, por të sportit të Islandës”, tha trajneri Heimir Hallgrímsson për Supersport.
“Ne e dinim se Kosova do të ishte një skuadër e vështirë, ne mendojmë se Bunjaki ka bërë punë të mirë, duke e ditur se ai ka pasur pak kohë me lojtarët. Më vjen keq që ai po largohet, sepse Kosova ka nisur të luaj shumë mirë”. /Express/