Ujkani: Ishim të pafat

Sport October 06, 2017 - 22:53

Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani thotë se ekipi ishte i pafat në ndeshjen me Ukrainën, transmeton zeri.info

“Besoj që ka qenë një ndeshje e pafat. Në tre ndeshjet e fundit kemi qenë një ekip i mirë”, deklaroi Ujkani pas ndeshjes për "Super Sport".

“Ishim të pafat me golin e parë. Duhet të stërvitemi, të ushtrohemi sa më shumë dhe të japim maksimumin. Duhet të rritemi”, shtoi portieri.

“Jemi në rrugë të mbarë, por na nevojitet pak fat”, përfundoi ai./Zëri