Guardiola e jep lajmin e madh për pavarësinë e Katalonisë

Sport September 30, 2017 - 22:29

Pep Guardiola ka konfirmuar se ka votuar në referendumin e organizuar në krahinën e Katalonisë për pavarësi nga Spanja.

Trajner i Manchester Cityt, pas fitores 0-1 nga Chelsea, është pyetur edhe për referendumin që më 1 tetor (nesër) do të organizohet në Kataloni.

Katalonia po kërkon pavarësinë, dhe për këtë ka organizuar referendum, të cilin po mundohet ta pengojë shteti i Spanjës.

“Po kam votuar me email”, ka deklaruar Guardiola.

“Do të jetë një ditë e madhe për shtetin tonë”, ka shtuar ai, duke folur për pavarësimin e Katalonisë nga Spanja. /Lajmi.net/