Kjo është rroga marramendëse e Neymarit

Sport September 26, 2017 - 14:07

Transferimi i Neymarit nga Barcelona në Paris Saint-Germain e tronditi botën e futbollit, raporton zeri.info.

Gjiganti francez pagoi 222 milionë për sulmuesin brazilian, i cili u bë futbollisti më i paguar pa diskutim në botë.

Por, janë disa shifra tjera të pazbuluara deri më tash. E përditshmja gjermane, “Der Spiegel” ka akses në “Football Leaks”, prej nga e ka zbuluar rrogën e ish-futbollistit të Santosit.

Ai merr 4 mijë euro në orë, 100 mijë euro në ditë, 3,7 milionë në muaj dhe 30 milionë euro në vit.

Por, nuk duhet harruar se kësaj shume i shtohen bonuset ë ndryshme, të lidhur me arritjen e objektivave individualë dhe kolektivë, të cekur në kontratën e Neymarit.

Me këto para, ai pa problem e paguan qiranë e vilës luksoze prej 1000 metrash katrore të ndarë në pesë kate në Paris, prej 14 mijë eurosh.

Por, nuk duhet harruar se Neymar është lojtari i vetëm që merr më shumë nga jashtë sesa nga brenda fushës.

Ai merr 61% e përfitimeve nga sponsorët si Nike, Panasonic, Claro, Volkswagen e Gillette. /Zëri/