Bologna – Napoli, shikojeni çfarë ka bërë Hysaj (FOTO)
Sport
September 10, 2017 - 23:16
Napoli e ka mposhtur 3:0 në udhëtim Bolognan, në një ndeshje ku shkëlqeu shqiptari, Elseid Hysaj.
Napoli ka vazhduar me formën e mirë në Serie A. Në xhiron e tretë, të besuarit e Maurizio Sarrit e mposhtën 3:0 si mysafirë Bolognan, shkruan Gazeta Express.
Jose Maria Callejon (66’), Dries Mertens (83’) dhe Piotr Zielinski (88’) shënuan për fitoren e pastër të Napolit.
Në këtë ndeshje luajti nga fillimi mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, i cili bëri paraqitje të kënaqshme, duke u vlerësuar si një ndër më të mirët e kësaj sfide. /Gazeta Express/
