Vjen një lajm i mirë për Ballistin, pas vendimit për ekstradim

Sport September 05, 2017 - 19:35

Pasi kishte kthyer një herë vendimin në shkallën e parë për parregullsi në procedura, gjykata ka vendosur të aprovojë vendimin e dytë të dalë nga gjykata e Dubrovnikut që lejonte transferimin e Ismail Morinës drejt Serbisë pas kërkesës që kishte bërë kjo e fundit.

Sipas vendimit të Gjykatës së Lartë, apelimi i Morinës se duhej bllokuar ekstradimi meqë ai mendonte do të diskriminohej mbi baza etnike dhe paragjykohej gjatë një gjyqi të mundshëm të padrejtë në Serbi, nuk qëndronte.

Mbi këto baza, është vendosur që të mbetet në fuqi vendimi i disa ditëve më parë, të dhënë nga Gjykata ne Dubrovnik, duke konfirmuar ekstradimin e tij.

Tashmë gjykata duhet të kalojë dosjen në Ministrinë e Drejtësisë Kroate, pasi vendimin përfundimtar për ekstradimin apo jo duhet ta miratojë ministri përkatës, Drazhen Boshkanjoviç.

Sipas mediave kroate, kërkesa për azil politik që ka bërë Morina, ndonëse nuk është aprovuar ende, mund të ndryshojë vendimin e Gjykatës.