Rrahmani: Sfida me Kroacinë, mjaft e vështirë

Sport September 01, 2017 - 21:53

Qendërmbrojtësi i Kombëtare së Kosovës, Amir Rrahmani e pranon se do të jetë shumë vështirë ndaj Kroacisë, e cila është ndoshta skuadre më e mirë në grup.

Por, ai beson se ata do të tregojnë ndeshje të mirë dhe do të jenë të fokusuar. “Nesër kemi ndeshje shumë të vështirë ndaj Kroacisë, e cila është ndoshta më e mirë në grup. Ne do të fokusohemi që të luajmë sa më mirë edhe pse Kroacisë i duhen tre pikë për të arritur kualifikimin në Kampionatin Botëror”, u shpreh Rrahmani gjatë konferencës për media.