Berisha beson në forcën e Kosovës
Sport
September 01, 2017 - 21:51
s
Valon Berisha beson se Kosova do të tregojë paraqitje shumë të mirë ndaj Kroacisë në Kualifikimet për Kupën e Botës Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha e pranon se nesër ndaj Kroacisë do të kenë përballje shumë të vështirë.
Por, insiston se me stërvitjet që kanë kryer dhe atmosferën në grup, mund të zhvillojnë një ndeshje të mirë.
“Na pret nesër një ndeshje shumë e vështirë, Kroacia është një kombëtare shumë e fortë, por me ushtrimet që kemi bërë dhe atmosferën në grup, besoj se jemi përgatitur të tregojmë ndeshje të mirë. Besoj se do të tregojmë paraqitje të mirë ndaj Kroacisë”, tha Berisha gjatë konferencës për media.