Skënderbeu bën historinë, kualifikohet në Ligën e Evropës
Sport
August 24, 2017 - 21:58
Skënderbeu ka barazuar 0-0 në ndeshjen e kthimit ndaj Dinamo Zagrebit, për të siguruar kështu kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, raporton zeri.info
Ndeshjen e parë në Zagreb kishte përfunduar me rezultatin 1-1 dhe klubi shqiptar kualifikohet për shkak të goli të shënuar si mysafir.
Kjo është hera e dytë që Skënderbeu merr pjesë në këtë kompeticion, një gjë të tillë e kishte arritur edhe gjatë edicionit 2015/2016./Zëri