Urimi i veçantë i Messit për Ronaldon, pas zgjedhjes ‘Lojtari i Vitit’ nga UEFA

Sport August 24, 2017 - 21:49

Lionel Messi e ka përgëzuar Ronaldon për çmimin ‘Lojtari i Vitit’.

Portugezi u zgjodh ‘Lojtari i Vitit’ nga UEFA për të tretën herë në karrierë.

“Cristiano Ronaldo e ka merituar çmimin e UEFA-s. E kam përgëzuar atë sepse e ka merituar”, ka deklaruar Messi, përcjell lajmi.net.

“Ai e ka merituar këtë çmim. Ka fituar Ligën e Kampionëve dhe ka shënuar shumë gola, përfshirë edhe finalen”, ka shtuar ai.