Neymar tradhtar si Figo? Shikoni si përgjigjet numri 10-të i PSG-së (Foto&Video)
Neymar është zënë ngushtë nga gazetarët në konferencën për media gjatë prezantimit te PSG-ja.
Neymar u largua nga Barcelona për t’u transferua te PSG-ja për 222 milionë euro, duke thyer kështu rekord historik. Ai do të përfitojë 30 milionë euro në sezon te klubi francez, transmeton Gazeta Express.
Shumë tifozë largimin e 25 vjeçarit e lidhin me atë të Luis Figos vite më parë, i cili ishte transferuar te Real Madridi.
Figo, tashmë shihet si tradhtar nga ana e tifozëve të barcelonës dhe një gjë të tillë janë duke menduar edhe për Neymarin, teksa besojnë se ai u largua për para, raporton AS.
Brazilianit nuk i vjen aspak mirë për këtë, i cili tha se nuk ka bërë diçka keq të konsiderohet i tillë dhe se çdo lojtar ka të drejtën të zgjedhë, përcjell Gazeta Express.
“Nuk kam bërë diçka keq. Se di, se di, është e vështirë t’i përgjigjes kësaj pyetje”, u përgjigj fillimisht Neymar.
“Është trishtuese që tifozët e Barcelonës e mendojnë një gjë të tillë, shpresoj të jenë të paktë ata që e mendojnë këtë”, shtoi numri 10’të i ri i PSG-së.
“Nuk kam treguar kurrë mos respekt ndaj tifozëve. Mendoj se çdo lojtar ka të drejtë të marrë vendime, të largohet apo qëndroj në një klub. Askush nuk të obligon të qëndrosh në klub. Nëse dëshiron të largohesh, atëherë largohesh. Nëse një lojtar ndjen se është momenti të largohet, mendoj se ka të drejtë ta bëjë këtë”.
“Kurrë nuk kam treguar mos respekt ndaj tyre, e kundërta, unë gjithmonë kam falënderuar tifozët e Barcelonës, lojtarët dhe klubin për gjithçka që kam arritur për katër vite në “Camp Nou”. Kështu që është trishtuese që njerëzit mendojnë ashtu për mua”, deklaroi mes tjerash Neymar.