Melisa Zhdrella, e 49-ta në Botëror
Sport
July 24, 2017 - 19:16
Në ditën e dytë të Kampionatit Botëror të Notit, i cili po zhvillohet në Budapest të Hungarisë, ka garuar Melisa Zhdrella në disiplinën 100 metra bretkosë, shkruan zeri.info.
Garuesja kosovare e ka mbyllur garën për kohën 01.21.47, duke u renditur e 49-ta nga 53 pjesëmarrëse, një rezultat ky jo i kënaqshëm.
Duhet cekur se Kosova i vazhdon garat më 27 korrik, ku do të paraqitet Flaka Pruthi me disiplinën 100 metra krol. /Zëri/
