Man Utd – Zlatan Ibrahimovic, lajm totalisht i papritur nga Anglia
Sport
July 09, 2017 - 22:59
E ardhmja e Zlatan Ibrahimovic mbetet e paqartë pas përfundimit të kontratës me Manchester Unitedin.
Sulmuesi suedez vazhdon të rikuperohet nga lëndimi i rëndë i pësuar në ndeshjen e Europa Leagues mes Manchester Unitedit dhe Anderlechtit.
Derisa ai është në kërkim të një skuadrës së re, në Angli sot është raportuar se 35 vjeçari mund të mbetet në ‘Old Trafford’.
Spekulohet se Manchester United mund t’i ofrojë një kontratë të re në janar deri në qershorin e vitit 2018, për ta ndihmuar skuadrën në pjesën e dytë të sezonit, sidomos në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/