Dardan Morina si 'rrufeja', e nokauton në raundin e tretë kundërshtarin

Sport July 01, 2017 - 23:30

Kiksboksieri nga Kosova, Dardan Morina, ka mbrojtur me sukses për të 17-tën herë titullin e botës në WKU.

Morina që mban 16 rrypa, mposhti me nokaut italianin Matteo Calzetta.

Kampionit të WKU-së, Dardan Morinas, i mjaftuan tre raunde për ta rrëzuar në tokë kundërshtarin e tij nga Italia.

Kujtojmë se kjo ishte lufta e radhës që Morina e përfundon para kohe.