Asnjë ofertë për Mahrez
Sport
June 28, 2017 - 15:57
Leicester City ende nuk ka marrë asnjë ofertë për mesfushorin, Riyad Mahrez, transmeton zeri.info
Arsenali, Barcelona dhe Chelsea janë disa nga skuadrat që kanë shprehur interesim për algjerianin.
Mahrez dëshiron të largohet nga Leicester City gjatë kësaj vere dhe së fundmi është raportuar se reprezentuesi algjerian është i gatshëm të pranoj një ofertë nga Arsenali.
Por, sipas klubit anglez ende nuk ka asnjë ofertë për mesfushorin algjerian./Zëri