Norvegji-Kosovë, rezultat i papritur në pjesën e parë

Sport June 12, 2017 - 20:37

Kosova U -21 po e zhvillon ndeshjen e dytë eliminatore dhe kësaj radhe përballet me Norvegjinë.

Kombëtarja nordike po fiton pas pjesës së parë më shifrat 2:0.

Kosova ka pësuar gol në minutën e tretë kur Thorsby ka shënuar në portën e Visar Bekajt.

Norvegjia realizoi edhe golin e dytë ndaj Kosovës (2:0) në minutën e 23-të.

Kësaj radhe shënoi Ajer me kokë pas harkimit nga këndi.