Ja çfarë thotë njeriu që shënoi golin e vetëm për Kosovën

Sport June 11, 2017 - 23:33

Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili shënoi golin e vetëm për Kombëtaren në humbjen prej 4:1 ndaj Turqisë, u shpreh i zhgënjyer pas sfidës.

“Nuk jemi aspak të lumtur pasi ndeshja përfundoi 4:1. Si çdo ndeshje ishim afër rezultati pozitiv, madje edhe barazuam, por Turqia është skuadër e fortë”, tha Rrahmani.

“Gabime te goli i dytë i Turqisë? Çdo lojtar duhet të ruajë pozitën e vet apo atë që i caktohet”, shtoi Rrahmani. /Express/