Roma fiton në ndeshjen e fundit të Tottit, fiton edhe Napoli (VIDEO)
Sport
May 28, 2017 - 20:21
Roma e ka përfunduar me fitore sezonin në Serie A.
Kryeqytetasit kanë mposhtur 3-2 me Genoan në ‘Olimpico’, në ndeshjen lamtumirëse të kapitenit Francesco Totti, që në lojë u inkuadrua në pjesën e dytë.
Në ndeshjen tjetër, Napoli ka mposhtur 1:4 Sampdorian në udhëtim.
Me këtë fitore, Roma siguron vendin e dytë në Serie A, duke lënë pas Napolin./Lajmi.net/